Më 12.10.2024, në ora 13:50, në SPB Shkup u raportua se në rrugën „Xhon Kenedi“ në Shkup, një automjet „Volkswagen Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.S. (47) nga Shkupi, goditi një trotinet elektrik të drejtuar nga Sh.D. (63) nga Shkupi. Në aksident, drejtuesi i trotinetit pësoi lëndime të rënda trupore, të cilat u konstatuan në Kompleksin Klinik „Nënë Tereza“ në Shkup. Një ekip hetimor nga SPB Shkup kreu inspektimin e vendit të ngjarjes.