MPB informon se mbrëmë në ora 22:55 në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë është raportuar se në rrugën “Vëllezërit Miladinov” në Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes, dhe një trotineti elektrik i drejtuar nga A.D. (25) nga Tetova, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.
Inspektimin në vendngjarje e ka kryer një ekip inspektimi nga SPB Tetovë.