Goditet nga rryma elektrike, ndërron jetë 22 vjeçari në Vushtrri

Një 22 vjeçar është goditur nga energjia elektrike ku si pasojë edhe ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Zhilivodë në qytetin e Vushtrrisë.

Kjo është konfirmuar edhe nga ana e Policisë së Kosovës në një komunikatë për media.

‘’Sot rreth orës 10:00, policia në Vushtrri është njoftuar se në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë një person i moshës 22 vjeç, ishte goditur nga rryma elektrike në shtëpinë e tij. Njësitë policore menjëherë kanë shkuar në atë lokacion mirëpo viktima në ndërkohë ishte dërguar nga familjarët në Emergjencën e ShSKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor. Rreth orës 11:23, policia ishte njoftuar nga Emergjenca se viktima kishte humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore dhe eksperti i rrymës. Janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore dhe është kontaktuar prokurori kujdestar’’, thuhet në njoftimin e PK-së.

Rasti është iniciuar: Vdekje e dyshuar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.