Me datë 22.12.2022 në ora 11:45 në Stacionin Policor-Gostivar është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar-fshati Gradec, afër fshatit Debresh, vetura “Opel” me targa të Gostivarit e drejtuar nga B.B. (85). nga Debreshi, ka goditur këmbësorin B.F. (68) nga fshati Debresh. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar. Inspektimin e ka kryer Prokurori Publik dhe një ekip inspektues nga Stacioni Policor Gostivar.