Goditet me thikë 17-vjeçari në Fier, ndërron jetë në spital

Një sherr mes disa personave në qytetin e Fierit ka degraduar në përleshje fizike dhe më pas në përdorimin e thikës.

Raportohet se një nga personat e përfshirë në sherr ka nxjerrë thikën dhe ka goditur një 17-vjeçar.

Adoleshenti është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe personave të tjerë të përfshirë në sherr! Ndërsa autorët dyshohet se janë dy vëllezër.