Goditet me shuplakë në fytyrë presidenti francez Macron, momenti bëhet viral (Video)

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit. Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është ndaluar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një grua filloi ta qortonte dhe në fund e goditi me shuplakë. Në vitin 2018, kur ishte kandidat presidencial, pësoi edhe një tjetër “sulm”, Emmanuel Macron ishte në ekspozitën bujqësore të Parisit kur u godit me një vezë në ballë./tvklan.al