Goditen nga një veturë me targa zvicerane dy policë në Negotinë

Në tentativë për të ndalur automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa zvicerane, në kryqëzimin Tremnik afër Negotinës ka goditur dy zyrtarë policorë, njoftojnë MPB.

Punonjësit e policisë, 25 minuta pas mesnatës së mbrëmshme, kanë tentuar të ndalojnë mjetin nën dyshimin për kontrabandë me emigrantë.

Nga MPB ka shtuar se pasi automjeti nuk është ndalur në shenjën e dhënë, ka goditur dy policë, të cilët janë transferuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza”, ku janë konstatuar lëndime trupore.

Janë marrë masa për zbardhjen e rastit.