Godet Adelina Tahiri: “E mora burrin maqedonas se shqiptarët janë të prapambetur”

Adelina Tahiri, këngëtarja e njohur nga Shkupi prej vitesh tashmë nuk merret me muzikë dhe ka vendosur t’i dedikohet familjes së saj. Këngëtarja prej kohësh është martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjoza Markov me të cilin ka edhe një djalë, Jonin.

Që kur bëri publike lidhjen e saj, Adelina është komentuar shpesh negativisht nga ndjekësit në rrjetet sociale, lidhur kjo me diferencën e moshës që ka ajo me partnerin e saj. Në këtë aspekt edhe këngëtarja nuk tregohet e kursyer duke iu kthyer “dhëmbë për dhëmbë” me komente. Së fundmi në rrjete sociale ka qarkulluar një deklaratë e Tahirit e cila shprehet: E mora burrin maqedonas sepse shqiptarët janë të prapambetur.

Më herët ju kujtojmë e përballur me komente të tipit “shumë plak e ke burrin” e nervozuar Adelina është shprehur se nuk u martua për t’i pëlqyer njerëzve, por sepse e donte.
“Nuk e kuptoj tipin e këtyre njerëzve! Realisht nuk meritojnë vëmendje. Po duhet ta them: Po të ishte martesa sikur zgjedhjet apo partitë, do ju kuptoja plotësisht! Nuk e martova për t’i pëlqyer dikujt burri im! U martova se e deshta! Shumë e thjesht. Pse juve duhet t’ju pëlqejë burri im, s’e kuptoj!”-deklaroi këngëtarja.