Goce Mihajlovski: Ali Ahmeti do të jetë vaga e balansit për qeverinë e ardhshme

Redaktori i televizonit Kanal 5 ka thotë se Ali Ahmeti dhe BDl ja do të jetë vaga e balansit për qeverinë e ardhshme në Maqedoninë e Veriut. Sipas redaktorit të televizionit Kanal 5, si do që të jetë, më 15 korrik, shumë gjëra do të jenë më të qarta. Por, nuk jam i sigurt se do të jetë e qartë se kush do të formojë qeverinë. Vetë fitorja, nëse është e ngushtë, nuk e garanton këtë, dhe kjo u tregua edhe në vitin 2017.

Sigurisht që rezultati në bll*okun shqiptar do të jetë i rëndësishëm, veçanërisht nëse BDl është akoma tasi i peshoreve. Atëherë jam i sigurt se na pret një verë e stuh*ishme, dhe ndoshta edhe vjeshta. Ahmeti e ka ngritur shumë lartë kushtin e një kryeministri shqiptar dhe tani nuk do të ketë shumë hapësirë ​​për manovrim, shpjegon Mihajloski.

Nga ana tjetër të gjitha anketat me kredibilitet ndërkombëtar të huaja dhe të vendit thonë se në bll*okun shqiptar do të fitojë BDl-ja por edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte në Tv21 u shpreh se e BDlja do të jetë fituese në bllokun shqiptar dhe Reçica e Vogël do të jetë më e famshmja në rajon.