Goce Mihajllovski: Nga ku erdhi virusi nuk e di, takimi i fundit me të atin tim ishte më 29 mars

Gazetari i një programe informative në Kanal5, që ishte i infektuar me coronavirus, e që nga i njëjti infektim i humbi jetën i ati i tij në Prilep, nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ njoftoi se d ta padisë Milenko Nedellkovskin për ofendimit në, siç thotë ai, momentet më të rënda për familjen e tij.

“Bariun do ta padis për gënjeshtrat dhe shpifjet, më së shumti për shkak se në momente më të rënda ma shqetësoji familjen. Me siguri edhe të atin tim në orët e fundit me vetëdije. Pres të jetë ‘i fortë’ siç është në tastierë dhe të mos fshihet pas ‘faqja s’është e imja’, ‘dikush ma ka hakuar faqen’ etj, dhe në gjykatë të dëshmojë për shkrimet e gërditshme të tij”, shkruan Mihallovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gazetari i cili kur rezultoi pozitiv me coronavirus kishte intervista me Zoran Zaev de Hristijan Mickoskit, të cilët pas lajmit u izoluan dhe u testuan, në mënyrë kronologjike shpjegon ditët e rënda për familjen e tij.

“Kishte të drejtë kryeministri britanik Boris Johnson, kur tha se virusi i ri është si hajn. Vjen nga ‘askund’ dhe për një kohë të shpejt merr shumë. Në rastin, familjes time i mori një jetë, të atin tim”, shkruan mes tjerash Mihajllovski.