Go*ditje kamzhiku për tradhti bashkëshortore/ Gruas i bien të fikët pas 100 rra*hjeve

Në pamje shihen momentet e tmerrshme kur një grua humbet ndjenjat pasi ishte go*ditur rreth 100 herë me kamzhik, në dë*nimin publik për seks jashtë-martesor, sipas ligjit Sharia në Indonezi.
Gruaja, emri i të cilës nuk është publikuar, bashkë me të dashurin e saj, morën secili dën*imin prej 100 go*ditjesh publike kamxhiku dje në qytetin Lokseumawe.

Qyteti gjendet në perëndim të provincës Aceh, që është rajoni i vetëm i vendit me autonomi për të zbatuar ligjet e tij sipas kodit musliman Sharia.
Anëtarë të publikut ishin mbledhur për të parë gruan teksa merrte dënimin e saj nga zyrtarët e agjencisë publike muslimane të rendit Wilayatul Hisbah.

Në pamjet e publikuara gruaja me veshje të bardha e shami koke, shihet që gjunjëzohet në mes të skenës së ngritur teksa zyrtarët e go*dasin dhe publiku filmon me celularët e tyre.
Në go*ditjet publike dy të aku*zuar të tjerë u dën*uan për konsum alkooli dhe një për dhënien e një dhome me qera një çifti te pamartuar.
Drejtuesi policor vendas Zulkifli tha: “Gruaja duhet të lëvizej më pas nga vendndodhja pasi humbi ndjenjat nga go*ditjet. Por më pas ajo u përmend përsëri”.

Provinca konservatore përdor dë*nimin me go*ditje kamzhiku për një seri shkeljesh si konsumi i pijeve alkoolike, marrëdhëniet seksuale jashtë martese, apo ato homoseksuale.
Në vitin 2018, zyrtarët në Aceh kishin premtuar të ndalonin god*itjet publike të kamzhikut për t’i kryer brenda mureve të bur*gjeve, por masa ende nuk është zbatuar.