Gjysmë kilometri kolona e gjatë në Vërmicë: Pritjet deri në 30 minuta

Kolonë e madhe është shkaktuar në mëngjesi e sotëm në Vërmicë, pasi që qytetarët për vikend po ia mësyjnë bregdetit në Shqipëri. Pritjet në mëngjes janë deri në gjysmë ore dhe kolona është e gjatë gjysmë kilometri apo 500 metra.
Gjatë vikendit janë duke vazhduar ende kolonat e gjata në kufirin Kosovë – Shqipëri, ku qytetarët po zgjedhin bregdetin si vend për pushim.

Në mëngjesin e ditës së sotme ka pasur përsëri një fluks të veturave atje.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se në Vërmicë rreth orës 07:10, fluksi atje ka qenë i madh. Pritjet për të lëshuar Kosovën kanë qenë deri në gjysmë ore, derisa kolona e gjatë deri 500 metra.

Ky edhe ka qenë raportimi i fundit në lidhje me fluksin në pikat kufitare nga QKMK.
Në pikat kufitare gjendja është e qetë, përveç Merdares që duhet pritur 20 deri 30 minuta për ta lëshuar Kosovën.
Më poshtë keni raportin nga Ministria e Punëve të Brendshme.