Gjysma e Shkupit pa rrymë elektrike


Gjysma e Shkupit për 30 minuta është në terr. Banorë nga pjesë të ndryshme të Shkupit thonë se nuk ka energji elektrike pak para orës 18:00. Nuk kishte rrymë elektrike në Qendër, Nerez, Karposh dhe Taftalixhe.

EVN ka vërtetuar defekt në një trafo-stacion ku bashkohen disa lagje, dhe thonë se shumë shpejt do të lëshohet rryma elektrike.
“Menjëherë pas ndërprerjes, ekipet tona dolën në terren dhe zbuluan se ka tym në një trafo-stacion prej 110 kilovatëve ku me rrymë furnizohet Saraji, Kondova, pjesë të Vllaes, disa pjesë të Karposhit, Taftalixhe dhe disa pjesë të Komunës Qendër”, thonë nga EVN.
Rregullimi i rrymës nuk do të jetë i menjëhershëm te të gjithë për shkak se bëhen ndërhyrje në pika të ndryshme.