Gjysma e rasteve me korona në Saraj janë nga 4 familje

Sipas kryetarit të Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti 41 personat e infektuar me korona janë kryesisht nga 4 familje. Bexheti tha se kjo është ana e mirë e situiatës, sepse rastet nuk janë të shpërndara nëpër shumë shtëpi, por se bëhet fjalë për disa familje ku të gjithë antarët janë me korona.

“Informatat që kam thonë se e mira e këtyre numrave që nuk janë pak, është se rastet janë nëpër familje. Kjo domethënë se rastet rriten por e mira është se nuk janë të përhapura në shumë familje nga një person. Numrin më të madh të rastve, apo gjysmën e të infektuarve e përbëjnë 3-4 familje, ku janë thuajse të gjithë të infektuar.” – deklaroi Blerim Bexheti.