Një gjysh monstër, konsiderohet 76 vjeçari shqiptar në Selanik i cili ka shokuar opinionin publik pasi u mësua se ngacmonte seksualisht katër vajzat e mitura të djalit të tij.
Policia e Greqisë raportoi sot se është arrestuar 76 vjeçari shqiptar pasi akuzohet për kryerje të veprave të turpshme me katër mbesat e tij, njëra 16 vjeçe, e dyta 12 vjeçe dhe dy binjake 9 vjeçe.
Policia greke konfirmoi prangosjen e të dyshuarit në Neapoli të Selanikut, raporton noa.al.
I dyshuari kishte ardhur tek djali në Greqi për të qëndruar disa ditë në muajin mars, por kishte mbetur atje pasi u mbyllën kufijtë prej koronavirusit.
Një grua në Neapoli, tregoi se kishte parë të moshuarin teksa prekte në mënyrë abuzive një nga të voglat pranë banesës. Ajo denoncoi rastin tek shoqata Buzëqeshja e Fëmijës dhe kjo e fundit njoftoi policinë.
Pas arrestimit, i moshuari mohoi të ketë abuzuar seksualisht me të voglat. Të mërkurën ai do të dalë para gjykatës në Selanik për vlerësim të masës së sigurisë. /noa.al/