Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoj vrasjen e gazetarit Saimir Kodra pasi ai e denoncoi per korrupsion!

Gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, eshte zbuluar nga pergjimet e SPAK se ka dashur te eliminoje Saimir Kodrën nepërmjet grupit kriminal Çopja, ngjarje kjo që ka tronditur sistemin e drejtësisë.

Gjyqtarja eshtë vënë në shënjestër te Kodres e sipas pergjimeve, ka komunikuar me kriminele te rrezikshem permes një telefoni SkyEcc te siguruar nga një anëtar i bands Çopja. Në bisedat e zouluara, ajo ka porositur eleminimin e Kodrës.
Ne kete skeme perfshihen Endri dhe Klejdi Çopja, anetare te njohur te botës së krimit dhe pjese e grupit te Suel Çeles.

Endri Çopja, një personazh me precedentë të shumtë kriminalë, akuzohet për atentate t meparshme, perfshirë sulmin me tritol ndaj Lulzim Kullës në 2018 dhe një perplasje me policine e Elbasanit në 2017-ës.
Nga përgjimet rezulton se giyqtarja, permes vajzes së saj Megi Fetahu, ka ndërtuar lidhjen me grupin kriminal, duke siguruar mbështetjen e tyre per hakmarrje edhe te avokatit të Kodrës Arben Llangozi. E bija Megi Fetahu, ne nje bisede, i ka thëne grupit kriminal “mami u kënaq kur i thashë se do të flase me ju”.
Sipas komunikimeve mes grupit kriminal dhe giyatares, tentativa per te eliminuar Kodrën ka deshtuar, pasi ai ishte i vështirë per t’u lokalizuar pasi ruhej vazhdimisht.