Gjyqtarja: Ndihem keq nga publikimi i videove, kërkoj ndjesë

Enkeleda Kapedani, gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me publikimin në media të videove të realizuara në rrjetin social tik-tok, ku shfaqet duke pozuar në ambientet e Gjykatës.
Në një reagim zyrtar, Kapedani shprehet se si gjyqtare në radhë të parë dhe si nënkryetare e Gjykatës ndihet keq nga publikimi i këtyre videove për të cilat ka thënë se janë publikur për t’i dë*mtuar imazhin.
Teksa kërkon ndjesë për videot, Kapedani thotë se do të punojë ndershmërisht si deri më sot.

“Qëndrimi im në lidhje me shpërndarjen e disa vidiove nëpër media.
Si gjyqtare në radhë të parë dhe si nënkryetare e Gjykatës ndjehem keq nga publikimi i këtyre videove vetëm për të më dë*mtuar imazhin. Unë si gjyqtare e kam të ndaluar të komentoj, por do pres me qetësi verifikimin e kësaj situate.

As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për videot e publikuara. Shpresoj që ky su*lm mos të jetë ndaj meje sepse jam grua dhe nene.
Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjerë keq nga ato video. Dua të theksoj me forcë se asnjë insinuatë apo përbaltje nuk do më influencojnë të jap drejtësi dhe të punoj ndershmërisht urdhëroi nisjen e he*timit disiplinor për gjyqtaren Enkeleda Kapedani.