Ka nisur seanca e parë kundër Jakup Krasniqit, ku ish-zëdhënësi i UÇK’së aktualisht është duke u paraqitur para Dhomave të Specializuara. Gjyqtari i seancës ka lexuar akuzat që rëndojnë mbi Krasniqin.
“Aktakuza e konfirmuar përfshin 6 akuza kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerzore, torturë, vr*asje dhe zhdukje me forcë e njerëzve. 4 akuza për krime lufte, ndartim arbitrar, torturë, trajtim mizor dhe vrasje e paligjshme.”, ka thënë ai. Kujtojmë se Krasniqi u arrestua të mërkuren e javës së kaluar nga policia e EULEX’it, pas një bastisje që zgjati për 10 orë në shtëpinë e tij.
Pas arrestimit të tij, edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe deputeti Rexhep Selimi, konfirmuan se ka aktakuza të konfirmuara kundër tyre nga Specialja. Paraqitja e ish-presidentit Thaçi pritet të mbahet sot nga ora 15:00, ndërsa Veseli e Selimi do të dalin para Speciales gjatë së mërkures.