Gjyqtari i Speciales i shkruan Tomë Gashit: Mos i publikoni informatat tona

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se gjyqtari i Gjykatës Speciale Nikollas Guillou ka kërkuar nga ai që nëse pranon ndonjë informacion konfidencial ose jopublik nga kjo gjykatë të mos i bëjë publike ato. Këtë kërkesë gjyqtari Guillou e ka bërë me kërkesë të prokurorit Jack Smith përmes një email.

Sipas Gashit ky vendim është tentativë për të legjitimuar arrestimin e kryetarit dhe nënkryetarit të OVL te UÇK-së dhe se kjo verteton se publikimi i dokumenteve te deritanishme janë të Gjykatës Speciale. Kryetari i zyrave të veteranëve Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj janë arrestuar më 25 shtator ndërsa Gjykata Speciale ka mandat vetëm për kr*imet e lu*ftës dhe kri*me të tjera për periudhën kohore 1998 – 2000.

Ky është postimi i plotë:
Gjyjata speciale duhet pak te disiplinohet dhe te mos beje spektakle pa nevoje siç beri me arr*estimin e z.Nasim…
Gepostet von Tomë V. Gashi am Donnerstag 1. Oktober 2020