Gjyqi për rastin “Reket” shkon drejt epilogut

Nesër pritet epilogu për rastin “Reket”. Në Gjykatën Penale, prokurorja Villma Ruskoska do t’i shqiptojë fjalët përmbyllëse për rastin ku Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva akuzohen për zhvatje të 1.5 milionë eurove nga biznesmeni Orce Kamçev i cili është i dyshuar në rastin “Perandori” të Prokurorisë Speciale. Sipas prokurorisë, Jovanovski ka ndikuar te Janeva që t’i lehtësohet pozicioni si dhe t’i hiqet paraburgimi Kamçevit kurse për këtë Janeva ka marrë 50.000 euro dhe mobile. Të dytë e mohojnë veprën. Jovanovski pohonte që nuk ka ndikuar te Janeva për Specialen e as nuk e ka ditur që në çantën “Lui Viton” ka pasur para, të cilën Milevski e kishte marrë te Kamçevi. Janeva në mbrojtjen e saj sqaroi se paraburgimi i Kamçevit është zëvendësuar me arrest shtëpiak pasi në Speciale janë dakorduar që të gjithë në paraburgim vitin 2019 ta presin në shtëpi. Lidhur me incizimin me paratë, ish shefja e Speciales ka thënë se me mjetet i ka paguar mobilet që ia ka dhënë Jovanovski. “Reket” kishte më shumë se 30 seanca ku përveç llogarive fiskale dhe fotografive, u prezantuan edhe rroba të shtrenjta, të blera nga Milano. Si dëshmitarë u thirrën miq të Boki 13, prokurorë nga PSP, biznesmenë, artistë, por mbeti pa përgjigje pyetje ku kanë përfunduar 1 milionë euro, mjete që pohohej se kanë qenë në çantën “Lui Viton”.

“Prej te Kamçevi, çanta ka përfunduar në shtëpinë ku jetojnë prindërit e Bojan Jovanovskit’ – u shpreh Villma Ruskoska- prokurore.

“Ka stacion bazë se atë që e tha i akuzuari kur e ka kthyer nga shtëpia e dëshmitarit në shtëpinë e prindërve të tij, ore për çfarë çante flasim, apo për çfarë incizimi” – tha Sashko Dukovski- avokat.

Fjalët përmbyllëse në rastin “Reket do të zgjasin dy ditë, pas çka do të merret aktvendimi.