Gjyqi ia merr disa zyra Alsatit, dyshime për ndikim të mundshëm politik

Gjykata e Apelit nën presion të mundshëm të politikës rrëzon vendimin e Gjykatës Civile të datës 18 mars 2022 me të cilin ankesa e kompanisë “VEVE Grup” ndaj vendimit për shitje publike të objektit pronësorë në QT Mavrovasja, hyrja C kati 9 të rrezohet mbi arsyetimin e veprimtarisë jo ligjore të përmbaruesit të Ministrisë së Financave.

Edhe pse Gjykata e shkallës së parë kishte vendosur që procesverbali për shitje publike të shfuqizohet, presioni i mundshëm politik ka bërë që Apeli më datë 28 prill të sjell një vendim tjetër, pa bazë dhe pa arsyetim ligjore.

Ky vendim aktualizohet 6 vite pasi paraprakisht Gjykata Civile më 16 qershor 2016 kishte vendosur që ankesa e potë e përmbaruesit hidhej poshtë si e pabazë. Vendimi i Gjykatës Civile ishte bazuar në tre dëshmi. E para, vërtetimi i Agjencisë së Kadastrës i lëshuar më 28 prill 2009 i bazuar në librin e hipotekave se prona e patundshme në katin e 9 dhe 10 NUK KA HIPOTEKË apo nuk ndodhet nën masën financiare të hipotekës. E dyta, lista pronësore e vitit 2011, e datës 28 tetor në të cilën nuk është konstatuar prezencë hipoteke dhe e treta, gjithashtu lista pronësore e vitit 2012 në të cilën nuk ishte konstatuar obligues hipoteke në procesverbalin e Agjencisë së Kadastrës, vendimi pronësorë më 18 shkurt 2012.

Në vitin 2013, në një vendim të thirrur më datë 17 tetor, në listën pronësore konstatohet hipoteka në favor të Stopansa Banka Shkup, vendim ky i cili bazohej në një procesverbal gjyqësorë të vitit 1993, përkatësisht 1 korrik 1993 nga Gjykata Komunale Shkup.

Por si ndodhi që Ministria e Financave, e kaloi nga filtri përmbarues vendimin gjyqësor të vitit 1993 nga vitit 2009 deri në vitin 2016? Për këtë dikasteri i Financave nuk ka një përgjigje konkrete, duke i lënë të drejtën opinionit të gjykojë se vendimi për rishikim e një procesi gjyqësor i cili nuk ishte marrë në konsideratë paraprakisht ka prapavijë politike dashakeqe kundër Televizionit Alsat.

Nuk dihet as si erdhi deri tek ky vendim në të cilin potencohet dy gjëra të cilët çojnë provat dhe të drejtën në peshoren e Televizionit Alsat. Në vendimin e Apelit, në faqen 8 thuhet taksativisht se: “Gjithçka që shkruhet në librin publik, sipas rregullores merret si e drejtë e plotë, e vërtetë e dukshme dhe e pa kontestuar, ndërsa gjithçka që nuk është e evidentuar në atë libër, nuk ekziston”.

Trupi gjykues i përbërë nga gjykatëset Elizabeta Dukovska dhe dy anëtaret Roza Georgieva dhe Jetmire Ajdini nuk dihet se ku e bazoi këtë vendim dukshëm të dëmshëm për palët, derisa Avokati i Shtetit, përfaqësues lënde në këtë rast kishte kërkuar kthimin e lëndës në rigjykim.

“Avokati i Shtetit me ankesë e dërguar në kohë e kundërshton këtë vendim për shkak të shkeljeve thelbësore të dispozitave në proces gjyqësor civil, konstatimi i gjendjes faktike është jo i plotë dhe i gabueshëm, përfshi edhe zbatimin e të drejtës materiale, duke propozuar që ankesa e (VEVE Grup) të merret për bazë, vendimi të shfuqizohet dhe lënda të kthehet në shkallën e parë për rigjykim”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit, kërkesa e Avokatit të Shtetit mbi kontestin gjyqësorë.

Mbi gjitha këto prova materiale dhe pavarësisht gjendjes faktike, nga data 1 mars prona ndodhet në shitje publike, pavarësisht dy vendimeve paraprake në favor të Televizionit Alsat, një në vitin 2016 dhe tjetri në vitin 2022. Akoma më e paqartë kjo situatë bëhet kur Ministria e Financave e aktualizoi këtë çështje 7 vite pas blerjes së pronës dhe 7 vite pas vendimit të plotfuqishëm gjyqësorë. / Alsat.mk