Gjylymsere Kasapi: “Sot u nderua vepra dhe puna ime me çmimin më të lartë shtetëror”

Sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut shënohet 8-dhjetori, Dita e Shën Klimentit të Ohrit. Me rastin e kësaj date para përmendores së Shën Klimentit të Ohrit në Shkup, më shumë delegacione do të vendosin kurora lulesh, ndërsa në Kuvend do të ndahet çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”.
Çmimi shtetëror do t’i takojë profesoreshës universitare Gjylymsere Kasapi, në fushën e edukimit dhe arsimit, kurse në fushën e kulturës çmimi do t’i ndahet muzikantes, Snezhana Anastasova – Çadikovska dhe kostumografes Elena Donçeva.