Gjyle Çeliku: Kam fuqi për ta rrëzuar BDI-në


E ftuara në emisionin e radhës “8me2” që mbahet çdo të shtunë në portalin Monitor.mk, e ftuara e kësaj jave ka qenë kryetarja e subjektit më të ri politik në Maqedoninë e Veriut, Gjyla Celiku kryetare e partisë “LQE”. Celiku ka folur rreth vizitonit të subjektit të saj politik, ku ka theksuar se ata do të vendosin në vend një standard të ri të politikbërjes. Gjithashtu, ajo ka theksuar se ka kapacitete si subjekt politik për të rrëzuar një parti që po qeverisë gati 20 vite. Kryetarja e “LQE”-së nuk ka përjashtuar as mbajtjen e protestave gjithë-popullore , ku siç deklaroi ajo, kundër çdo padrejtësie që iu është bërë shqiptarëve.

“Normalisht se kam fuqi për ta rrëzuar nëse nuk do ta kisha nuk do të kisha themeluar parti politike”, u shpreh Celiku.Monitor.mk