Gjyla Çeliku i përgjigjet Fahrri Xharrës: Kam një popull pas meje


Polemikën në mes Fahri Xharrës dhe Gjyla Çelikut 1, mund ta lexoni këtu! 

Nga Gjyla Çeliku:

Si e njihni ju Fahri Xharrën?
Unë Fahri Xharrën e njoh me vijën e Arbanës dhe më vjen keq që më paska paragjykuar ashtu si janë mësuar të paragjykojnë vetëm soji i tyre. Tash me vonesë lexova shkrimin dhe vetëm qesha pse nuk munden të perceptojnë këndvështrimet e mia ku unë stoike mbroj kombin, vlerat dhe fenë time.
Për qasjet e sojit Xharra ndaj meje njoftoj opinionin se për mua janë insekte që nuk ngjallin instiktet e një luaneshe.
Reagimet e mia kundër sojit tuaj kanë qenë që:
“Mos shpifni për Iliridën për radikalizëm pa argumente, Ilirida nuk identifikohet as me turqizëm e as me sllavizëm, por me shqiptari”.
Që do t’i dilje në mbrojtje ti atë e prisja dhe nuk u çudita, por një mbrojtje kuturu dhe ashtu si veç soji juaj di.
Sojit Xharra:
“Juve ju ka ngel vetëm njëri tjetrin të mbroni dhe radikalistët që ju dalin krahë, kurse unë kam një popull pas meje dhe jam fort krenare me popullin tim shqiptarë të cilin ju mundoheni ta njollosni”.
Rrofshin Shqiptarët e ILIRIDËS

P.S. Jam e lumtur që ju djegin opinionet e mia dhe ju paralajmëroj që do vazhdoj sa herë që do ta kërkoni, po e përkthej ma bukur në gegë “sa herë që do ta lypni” ATY JAM.