Gjyla Çeliku: “Faleminderit shqiptarët e mi që përkrahët Presidentin Amerikan Joe Biden!”

Ju drejtohem shqip sepse bashkëpunuam shqip pasi jemi mirënjohës për ndihmën e demokratëve kur Kosova përballej me luftë dhe masakra, përdhunime dhe tortura, Amerika e ndaloi dhe pavarësoi Kosovën me demokratët të cilët i kemi pasur miq të përjetshëm! Këto zgjedhje kanë qenë zgjedhjet më delikate që i ka pasur Amerika ndonjëherë, me urrejtje, shantazhë dhe diktaturë sepse ua mbolli politika e pisët trampiane, jo republikane pasi edhe shumë republikanë na përkrahën.

E mira e këtyre zgjedhjeve ishte ajo që erdhi në shprehje çdo votë nga çdo njeri në Amerikë, pa nacionalitet dhe pa fe, por votë. VOTA SHQIPTARE shërbeu shumë dhe është një pjesë e kontributit, ndaj ju falenderoj për besimin dhe respektin! Shoqata shqiptaro-amerikane që veproni në Amerikë, shqiptarë që bashkëpunuat me çdo nacionalitet dhe familjarët e mi!
Ndryshimi do ti ndihmojë botës por edhe neve si shqiptarë!

Zoti e bekoftë Amerikën!
Zoti e bekoftë njeriun e mirë!
Zoti e bekoftë Joe Biden që të normalizojë Amerikën dhe botën!
Falenderime nga
Gëzuar për PRESIDENTIN JOE BIDEN
P.S. Mos harroj ta them që edhe në Maqedoninë e Veriut përkraha ndryshimin, por vjedhja legale e votave, shantazha, kërcënimet dhe diktatura uzurpoi pushtetin të cilin e keni jostabil dhe të dhunshëm. Edhe në RMV ndjehem e triumfuar sepse përkrahësit e mi dhe bashkëpuntorët e mi nuk janë partiakë, as interesxhinjë, por profesionalistë dhe atdhetarë që duan të mirën e kombit dhe globit! Ju falenderoj sërish edhe juve
Gjyla Çeliku