Gjykimi për “Titanik”-un shtyhet për 12 nëntor, shkak është …


Seanca e sotme për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike është shtyrë për shkak të problemeve shëndetësore të njërit nga të akuzuarit. Siç kumtuan nga Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup, gjykimi është shtyrë për shkak mungesës së njërit prej të akuzuarve i cili në gjykatë ka dorëzuar dokumentacion ka kryer intervenim mjekësor dhe i njëjti përkohësisht nuk mund të marrë pjesë në gjykim për shkaqe shëndetësore.

Rasti “Titanik” gjendet në procedurën e dëshmive dhe po prezantohen dëshmi të propozuara nga PSP-ja. Bëhet fjalë për rreth 5.900 dëshmi materiale. Po prezantohen dokumente personale, si kërkesa për dhënien e letërnjoftimeve, fragmente nga faturat, vërtetime dhe dokumente të tjera.

Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati, në lëndën “Titanik” të akuzuar janë edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeki, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov , Dalibor Aleskoviç dhe Lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen për shoqërim kriminel, shkelje të të drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor si dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës.