Gjykimi për rastin “Titanik” vazhdon më 17 maj


Gjykimi për rastin “Titanik” vazhdoi sot me paraqitjen e dëshmive. Prokurorja Lile Stefanova kërkoi nga gjykata që të nxjerrë deklarim nga dëshmitari i cili ndërkohë ndërroi jetë.
Seanca e radhës në këtë rast është caktuar për 17 maj, ku do të thirren më shumë dëshmitarë.

Seanca e sotme për këtë rast është e para pas një pauze dy mujore. Pjesa më e madhe e seancave u shtynë sepse disa nga palët ishin të izoluar ose pozitivë me Covid-19.
Rasti “Titanik” ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore të vitit 2011,2012 dhe 2013. Rastin e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa aktak*uza përfaqësohet nga prokurorja publike Lile Stefanova.

Përveç ish-kryeministrit të arr*atisur Nikolla Gruevski, tek rasti “Titanik” ak*uzohen edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Kiril Todorovski dhe të tjerë. Ata dyshohen për shoqërim kr*iminal, shkelje të së drejtës për të votuar, shkelje të lirisë së përzgjedhjes së zgjedhësve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.