Gjykimi për “Lidhjen ndërkombëtare” është shtyrë për më 21 korrik, Remenski kërkon përjashtim të prokurores Ruskovska

Gjykimi për rastin “Lidhja ndërkombëtare” shtyhet për më 21 korrik të vitit 2020, për shkak të kërkesës së ish-nënkryetares së Kuvendit dhe deputete nga radhët e LSDM-së Frosina Remenski për përjashtimin e prokurores Vilma Ruskovska për veprim të mëtutjeshëm në këtë rast.

Remenski, përmes avokatit të saj Vlladimir Donevskii, në kërkesën të dorëzuar deri tek Prokuroria publike e RMV-së elaboron se ka dyshim në anshmëri të veprimit të prokurores Vilma Ruskovska.

Ndaj kërkesës për përjashtimin e prokurores Ruskovska, u përfshi edhe i akuzuari Bojan Jovanovski-Boki 13.

Në rastin “Lidhja ndërkombëtare”, përveç Frosina remenski, akuzohen edhe Jasna Mandiq, Bojan Jovanovski-Boki 13, Mile Jovanovskii dhe Hristina Bllazhevska. Të akuzuarit në këtë rast akuzohen për vepra penale “mashtrim” dhe “pastrim parash”, ndërsa Mile Jovanovski, akuzohet për vepër penale “armë mbajtje pa leje”.

Procesin gjyqësor e zhvillon gjykatësja Sofçe Gavrilova-Efremova.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit i kanë mashtruar biznesmenin Siljan Micevskin dhe Ardijan Amziskin, se do të marrin pjesë në një projekt përmes “Lidhjes ndërkombëtare” të Bojan Jovanovskit-Boki 13 dhe i kanë dëmtuar me më shumë se një milionë euro.