Gjykatësja kapet duke u puthur me të bur*gosurin v*rasës, teksa përpiqet ta shpëtojë nga bur*gimi i përjetshëm (VIDEO)

Një gjykatëse në Argjentinë është regjistruar nga kamerat e sigurisë së burgut teksa puthej në buzë me një vrasës polici, të cilin me heret përpiqej ta shpëtonte nga dënimi me burgim të përjetshëm
Gjykatësja Mariel Suarez, e provincës jugore Chubut province, u regjistrua duke u puthur me Cristian ‘Mai’ Bustos në burgun e qytetit Treleu pasditen e 29 dhjetorit.

Një javë më herët Suarez kishte ngritur një panel gjykatësish për të vendosur nëse të jepnin burgim të përjetshëm për Bustos për vrasjen e oficerit të policisë Leandro ‘Tito’ Roberts në vitin 2009.
Suarez ishte e vetmja gjyqtare e panelit që votoi kundër burgimit të përjetshëm, megjithse u argumentua se Bustos është një “kriminel shumë i rrezikshëm”.
Por refuzimi i saj nuk arrit të shpëtojë Bustos, i cili javës që shkoi mori dënimin maksimal.