Gjykatësi i Supremes kapet me 10 mijë euro, të cilat i kishte marrë nga ryshfeti

Burime policore për TV Telmën konfirmuan se sot është hetuar një gjyqtar i në Gjykatën Supreme për shkak të dyshimit për kërkim ryshfeti dhe mito.

Sipas informacioneve të TV Telmës gjyqtari është kapur me 10 mijë euro. Për momentin po zhvillohen aktivitete lidhur me imunitetin gjyqësor.

Këshilli Gjyqësor ngarkohet me imunitetin e gjyqtarëve dhe gjatë hetimeve të gjyqtarëve të gjitha masat e kërkuara nga organet kompetente hetimore duhet të miratohen nga Këshilli Gjyqësor, i cili duhet të njoftohet për këtë.

Sipas informacioneve të fundit bëhet fjalë për një gjyqtar me iniciale N.G. Prokuroria u përgjigj shkurt se nuk kishin asnjë informacion. Hetimet për rastin janë duke u zhvilluar nga Ministria e Punëve të Brendshme.