Gjykatësi Enver Bexheti ndërpreu pushimin për të liruar Mijallkovin

Pavarësisht gjykatësit zëvendësues, gjykatësi Enver Bexheti, sërish kishte vendosur ta ndërpresë pushimin mjekësor. Kjo ka ndodhur para vendimit të këshillit tre anëtarësh në të cilin ai ishte pjesë, për heqjen e parabu*rgimit ndaj Mijallkovit. Bexheti ishte në pushim mjekësor që nga java e kaluar, pasi Apeli ia hoqi për herë të parë parabu*rgimin Mijalkovit, me një garanci prej 11 milionë eurosh. Mediat kërkuan që Bexheti të komentojë se pse ka vendosur të paraqitet personalisht, por ai nuk deshi të komentojë.

Ndryshe nga një javë më parë, kur ish shefit të policisë sekrete iu caktua paraburgimi për një rast tjetër, përkatësisht “Parcelat në Vodno”, ai dje doli i buzëqeshur nga bu*rgu i Shutkës.
“A do të qëndroni në Shkup? –Nuk arratisem. Mirupafshim- deklaroi Sasho Mijallkov- ish drejtor i DSK-së.