Gjykata vendos një muaj parabu*rgim për “Kobrën”

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e parabu*rgimit prej 30 ditësh Dibran Hoxhës, i njohur në publik me nofkën “Kobra”, për shkak të dy*shimeve se ka kryer veprën pe*nale “lë*ndim i rëndë trupor”.
Kurse të pandehurit L.B., i është caktuar masa e arr*estit shtëpiak në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh, për shkak të dy*shimit të bazuar se ka kryer veprën pe*nale “kanosje”.

Por si ka ndodhur ngjarja?
“I pandehuri L.B., me datë 02 prill në orët e mbrëmjes, në Prizren, seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do t’i shkaktojë ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit apo shkaktimit të ankthit te personit tjetër – të pandehurit D.B., në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje që kishin para dy jave, i pandehurit L.B., i afrohet te tavolina të pandehurit D.H., dhe i drejtohet me fjalët kërcë*nuese “çu dil jashtë se t’i derdhi trutë” dhe kishte vendosur dorën në çantën e tij, me ç ’rast të njëjtit i shkakton ankth dhe frikë.

Kurse më datë, kohë dhe vendin e njëjtë, i pandehuri D.H., i shkakton lë*ndime të rënda trupore dhe përkohësisht ia dë*mton shëndetin të pandehurit L.B., në atë mënyrë që pasi që i njëjti i kërcë*nohet me fjalët e theksuara më lartë, në shenjë re*volte e go*det me gr*usht në fytyrë të pandehurin L.B., dhe pas rrë*zimit në tokë e go*det edhe me sh*qelma disa herë, me ç ’rast me këto veprime i shkakton lë*ndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar edhe në raportin mjekësor“, njofton Gjykata