Gjykata sqaron rastin pasi Boki kërkoi t’i kthehet telefoni për t’i shfaqur dëshmitë që i ka

Një nga të akuzuarit në rastin “Lidhja ndërkombëtare”, Bojan Jovanovski – Boki 13, në kuadër të mbrojtjes së tij ka kërkuar që t’i kthehet telefoni i tij, ku vlerëson se ka prova të mjaftueshme që dëshmojnë pafajësinë e tij.
Në lidhje me gjykimin që vazhdoi sot, MIA sqaroi që Gjykata në seancën e sotme theksoi se në tërësi është kujdesur për realizimin e të drejtave të mbrojtjes në procedurë dhe për sigurimin e gjykimit të drejtë dhe korrekt.

“Them dhe potencoj në gjykatë se unë si i ak*uzuar i parë në këtë procedurë, nuk heq dorë nga e drejta e dhënies së mbrojtjes dhe deklaratës time, apeloj dhe e lus gjykatën të më mundësojë, në pajtim me procedurat e parapara ligjore, sipas PLP-së në kuptim të zhvillimit të debatit kryesor, realizimit të çdo faze të paraparë dhe të lejuar nga ana e gjykatës lidhur me procedurën dëshmuese”, tha Jovanovski, duke kërkuar që t’i kthehet telefoni për të cilin tha se do t’i mjaftonin nga tre deri në shtatë ditë për t’i nxjerr të dhënave.

Gjykatësja Sofçe Gavrilova Efremova, lidhur me telefonin e të ak*uzuarit Bojan Jovanovski, gjegjësisht materialet të cilat janë përmbajtur në të, theksoi se ai është marrë dhe është siguruar në procedurën e parë e cila është zhvilluar kundër Jovanovskti, të njohur si “Reket 1”. Ajo theksoi se të dhënat nga telefoni i të akuzuarit janë të sigurta nga institucioni i cili është i autorizuar, profesional dhe i kompletuar në pajtim me rregullat ligjore.

Ndryshe, Jovanovski akuzohet për “mashtrim dhe pastrim parash”. Remenski akuzohet për “ndihmë në mashtrim”, Mandiq për “ndihmë në mashtrim dhe pastrim parash”, Mile Jovanovski për “ndihmë në larje parash” dhe “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe trafikim të paautorizuar të armëve”. Si person juridik akuzohet edhe organizata joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare”.
Boki 13 më 22 korrik të vitit 2021 është dërguar në burgun e Idrizovës ku duhet që ta mbajë dë*nimin prej nëntë vjetëve në rastin “Reket”.