Gjykata Speciale tregon pse nuk e lejoi Jakup Krasniqin të marrë pjesë në dasmën e djalit të tij

Altini, djali i ish-kreut të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i dha fund dje beqarisë. Por, në ditën më të veçantë të tij dhe familjes Krasniqi, nuk ishte i pranishëm Jakup Krasniqi, pasi prej kohësh po qëndron në parabu*rgim në Hagë, nën dyshimet për kr*ime lu*fte. Por, a pati ndonjë gjasë që Jakup Kraniqi të ishte fizikisht i pranishëm në dasmën e djalit të tij, Gjykata Speciale ia ka kthyer një përgjigje mediave.

Në një përgjigje me shkrim, zyra për komunikim e Gjykatës Speciale tha se nuk ka parashtresa publike apo vendime që trajtojnë këtë çështje.

“Aktualisht, s’ka parashtresa publike apo vendime që trajtojnë këtë çështje. Nëse flasim përgjithësisht, kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara i lejon personat e paraburgosur t’i bëjnë kërkesa trupit gjykues kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të merrte vendim për çdo kërkesë të tillë”, thuhet në përgjigjen e Speciales.
Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, ka bërë dje një postim prekës për mungesën e babait në dasmën e vëllait të saj, Altinit.

“Babi do të jeshë pranë nesh, në lutjet tona, në vallzimet tona dhe në çdo dolli që do të ngrem! Do të jesh pranë nesh në mengjes kur të zgjohemi, si bajraktar për të marrë nusen e deri në mbrëmje vonë. Do të jesh pranë nesh në lotet qe sigurtisht do të na tradhtojnë dhe në të qeshurat tona!”, ka shkruar ajo ndër të tjera.
Ndërsa, ka thënë se dje në orën 16:00 do të jetë Jakup Kraniqi i pranishëm në dasmë përmes teknologjisë.