Gjykata Speciale e cakton 17 shkurtin për seancë të radhës ndaj krerëve të UÇK-së


Pikërisht në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2023, është planifikuar që të mbahet edhe një seancë tjetër përgatitore për rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, përcjell klankosova.tv, ndërsa specifikoi se gjykimi pritet të nisë më 21 mars.

”Konferenca përgatitore e Prokurorisë së Specializuar do të mbahet më 17 shkurt. Gjykimi të fillojë më 21 mars, nëse nuk ka rrethana përjashtimore”, tha Smith, kryetar i trupit gjykues.

Kujtojmë që seanca të tilla që janë caktuar me datat historike për Kosovën, kishte edhe më herët.

Si e tillë qe një seancë e mbajtur më 24 mars 2022, datë kjo kur nisën bombardimet nga NATO-ja në Kosovë për largimin e forcave serbe.