Gjykata pyet familjarët nëse duan të vazhdojnë hetimet për të ndjerin Rexhail Qerimin?

Pasi i dë*nuari në rastin Alfa Rexhail Qerimi ndërroi jetë, Gjykata penale ka pyetur familjarët nëse duan që të ketë rigjykim të rastit, gjegjësisht lënda të procedohet më tutje.

“Është dërguar letër deri tek familjarët e të ndjerit që vdi*q në bur*gun e Idrizovës që të mund të procedohet lënda më tutje, sepse si i vde*kur procedura ndalet, ndërsa familjarët e tij sipas ligjit kanë të drejtë ta vazhdojnë procedurën. Për këtë duhet të pyeten nga ana e gjyka*tës se a qëndrojnë në kërkesën për rigjykim të lëndës dhe të pritet për qëndrimin e tyre, pra a do të vazhdojnë me kërkesën për rigjykim të lëndës”, thonë burime nga Gjykata Penale. Familjarët e Rexhailit as që kanë dyshim. Vëllai i Rexhailit, Jetullah Qerimi, thotë se do të insistojnë deri në fund që të ketë ripërsëritje të rastit me qëllimin e vetëm që të zbardhet e vërteta.