Gjykata merr vendim për tre të dyshuarit për sulmin ndaj Valon Sylës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për tre të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Po është marr vendimi, është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për tre të dyshuarit”, tha Gashi për Insajderin.

Të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarit, Kenan Hasani, Okan Hasani, Lum Dervishi u arrestuan të mërkurën nga Policia e Kosovës.