Gjykata kushtetuese vendosi mbi iniciativen për heqjen e certifikatave

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme hodhi posht, gjegjësisht nuk ngriti procedurë pas iniciativës së dorëzuar të Vendimit të organeve shëndetësore me të cilën ndalohet hyrja në objektet dhe një pjesë të objekteve të përcaktuara në vendim, pa posedim dhe bashkëngjitje të: certifikatës/vërtetimit për imunizimin (vaksinimin) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht marrjen e të paktën dozës së parë të vaksinës kundër COVID-19 dhe certifikatë/vërtetim për kalim të COVID-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, transmeton Portalb.mk.

Gjyqtarja Vangelina Markudova në seancë tha se pretendimet në iniciativë janë të pabaza, pasi vendimi i organeve shëndetësore është i arsyeshëm dhe është marrë për të mirën e përbashkët për shkak të pandemisë KOVID-19, bazuar në rekomandimet e OBSH-së.

Edhe gjyqtari Darko Kostadinovski u pajtua se vendimi i organeve shëndetësore është i arsyeshëm, legjitim dhe është për shëndetin e përgjithshëm të qytetarëve.

Kontestues për parashtruesin e iniciativës Nikolçe Marushevski, ndër të tjera ishte edhe kufizimi i lëvizjes.

Sipas parashtruesit, pasi vaksina kundër COVID-19 nuk është e detyrueshme, nuk mund të kufizohesh liritë dhe të drejtat e qytetarëve të pavaksinuar, përkatësisht qytetarëve u është dhënë mundësia të vendosin me bindjen e tyre nëse do të vaksinohen apo jo. Kur qytetarëve, nga njëra anë, u jepet e drejta e zgjedhjes, nga ana tjetër, ata nuk mund të përballojnë pasojat e asaj zgjedhjeje në kuptimin e kufizimit të të drejtave të tyre, kufizimin e lirisë së lëvizjes etj., për të cilat sipas parashtruesit të iniciativës, në veprimet juridike nuk duhej dhe nuk mund të ekzistojë akt juridik që kufizon liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve, ndërsa ai akt jo vetëm që nuk ka bazë juridike në Kushtetutë apo në ligj, por ka qenë në kundërshtim me to.