Gjykata Kushtetuese pritet të vendos në favor të Thaçit

KOSOVO. 2012. Hashim Thaçi Prime Minister of the Republic of Kosovo.

Gjykata Kushtetuse do t’i jap të drejtë presidentit Hashim Thaçit për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës.

Burimet e Indeksonline thonë se në Gjykatë i kanë hap edhe disa çështje të vogla, por Kushtetutesja do t’i jap të drejtë presidentit për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës.

Ndërsa, për pak çaste pritet të mirret vendimi.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese e Kosovës e pezulloi përkohësisht zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri për formimin e qeverisë së re Kosovës deri me 29 maj.

Të gjitha partitë dhe liderët kanë thënë se do të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përveç Lëvizjes Vetëvendosje që kanë thënë se nuk mund të pranojnë ndonjë vendim jokushtetues nga Gjykata Kushtetuese.