Gjykata Kushtetuese nuk do të ngrejë procedurë rreth Vendimit për shpërndarjen e Kuvendit


Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur që të mos ngrejë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga Gjykata Kushtetuese njoftojnë se në seancën e sotme pas një debati rreth lëndës, në fund me shumicë votash është vendosur që të mos ngritët procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Iniciativa deri tek Gjykata Kushtetuese i iniciua nga Kongresi Maqedonas Botëror.