Gjykata Kushtetuese do të vendos për “60 orë pune nga Ligji për nominimin e partnerit strategjik”

Gjykata kushtetuese në seancën e sotme do të vendos për procedurën e ngritur për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 12 nga Ligji për konfirmimin e interesit publik dhe nomimin e partnerit strategjik për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8 (pjesa: Tetovë-Gostivar-Bukojçani dhe projektin për autostradën Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë) dhe Korridorin 10 nga (pjesa e autostradës Prilep-Manatir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në seancën, e cila u mbajt më 29 mars të vitit 2022, Gjykata kushtuese të ngritë procedurë për dispozitën kontestuese për shkak të dyshimit në kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e nenit 12, në të cilin ndër të tjera është përfshirë se “orari i kohës të çdo punëtori gjatë tërë ciklit të Projektit mund të jetë mesatarisht 60 orë në javë gjatë vitit”.

Parashtrues të iniciativës janë Unioni i sindikatave të Maqedonisë, SGIPRM dhe Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve “Glasen Tekstilec” nga Shtipi.