Gjykata ia ka ngrirë pasurinë shtypshkronjës “Evropa 92” pas kërkesës së PSP-së


Gjykatësja e procedurës paraprake në Gjykatën Penale Shkup ka sjellë vendim që t’ua ngrijë pronat e disa personave juridik të dyshuar në hetimet e Prokurorisë Speciale Publike për Bankën Postare.
Siç njoftohet, janë ngrirë pasuritë e të dyshuarve Ratko Dimitrovski dhe Tome Gllavçev – “Noel eksport-import”, Gjevgjeli dhe shtypshkronja “Evropa 29” Koçan. Vendimi është sjellë dje pasdite. Nga Gjykata Penale e Shkupit për “Makfaks” kanë konfirmuar informatën.

Njoftimi është arritur edhe nga Prokuroria Speciale Publike ku informohet se gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Shkupi 1 ka sjellë vendim në të cilin është shqiptuar masë për sigurimin e pasurisë në lidhje me hetimin, në opinion të njohur me emrin “Banka Postare”.

Me masat e Gjykatës ndalohet dhënia me qira ose shitja, ndërsa veprimet janë ndërmarrë duke pasur parasysh se ekziston rrezik që pasuria e njëjtë të bëhet e huaj deri në mbarimin e plotë të procedurës”, njoftojnë nga PSP.

Gjykata ia ka refuzuar kërkesën PSP-së për paraburgimin e ish-kryetarit të Komunës së Koçanit dhe pronarit të shtypshkronjës “Evropa 92” dhe për të dyshuarit tjerë që u kërkua kjo masë. Në vend parabirgimit, gjykata vendosi t’ua marrë pasaportat dhei obligoi që të paraqiten rregullisht në gjykatë.

Hetimi “Banka postare” është hetim financiar në kuadër të nëntë personave të dyshuar për vepra penale të bëra “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe larje parash” sipas veprës penale të nenit 273 të Kodit Penal.

Në hetim janë përfshirë Kolle Smilevski, Tome Glavev, Ratko Dimitrievski, Vikica Popovski, Georgi Karatolis, Kiril Janevski, Zoranço Mitrovski, Risto Milev dhe Zllatko Gjorçev.

Nga veprat penale të bëra në periudhën kohore prej vitit 2001 deri 2010 është fituar pasuri në shumë prej 5 milionë eurosh.

Në fillim të vitit 2001, Lubço Georgivski si kryetar i Qeverisë, Marjan Gjorçev si zëvendëskryeministër dhe Nikolla Gruevski si ministër i Financave, me qëllim që ta kontrollojnë funksionimin faktik të “Bankës postare”, kanë organizuar që në themelimin e Bankës, përveç “Postës së Maqedonisë”, e cila ka qenë në pronësi të shtetit, të marrin pjesë edhe persona juridik, mes të cilave është zgjedhur “Noel import- eksport” Gjevgjeli dhe shtypshkronja “Evropa 92” Koçan.

Megjithatë për shkak vjetërsisë së veprës penale, PSP në këtë rast nuk do t’i ndjek Georgivskin, Gjorçevin dhe Gruevskin.