Gjykata Federale Zvicerane “rr*ëzon” Skënderbeun, konfirmon dë*nimin

Shuhen ëndrrat europiane për Skënderbeun. Përmes një deklarate të vetë ekipit korçar, bëhet me dije se ditën e sotme Gjykata Federale Zvicerane vendosi me shumicë të thjeshtë votash, 3 vota pro dhe 2 kundra, rrëz*imin e rekursit të kryer nga KF Skënderbeut për dë*nimin e mëparshëm nga ana e CAS.

Ekipi korçar, i aku*zuar nga organet e UEFA për trukim të ndeshjeve, ka deklaruar se po sheh mundësinë per t’u ankimuar tek Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut “pasi në asnjë mënyrë nuk mund të konformizohet me një vendim i cili, në çmimin tonë, cenon rëndë parimet e të drejtës për një proçes të rregullt ligjor”. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) kishte lënë në fuqi dëni*min me 10 vjet përjashtim nga Europa dhe një gjobë 1 milionë euro për korçarët.