Gjykata e shpall fajt*or 24-vjeçarin për vra*sjen e shqiptarit me 8 plumba

Gjykata e shpall faj*tor 24-vjeçarin për vras*jen e shqiptarit me 8 plumba

Një shtetas suedez është shpallur fajtor për vra*sjen shqiptarit Flamur (Alex) Beqiraj në Londër.

Flamur Beqiri, 36 vjeç, u qëllua për vdekj*e në pragun e shtëpisë së tij në Battersea, në jug-perëndim të Londrës, në sy të gruas së tij që bërtiste teksa ajo mbronte djalin e tyre dyvjeçar në prag të Krishtlindjeve 2019.

Beqiri, vëllai i yllit të “The Real Housewives Of Cheshire”, Misse Beqiri, ishte kryetari i një bandë ndërkombëtare të dr*ogës.

Ai u vu në shënjestër pas një grindjeje me një grup rival të krimit të organizuar të kryesuar nga Amir Mekky, 24 vjeç.

I armatosuri Anis Hemissi, 24 vjeç, i maskuar me maskë lateksi, qëlloi 10 herë me pis*toletë në drejtim të tij, duke e goditur Beqirin me tetë plumba nga pas.

Kikboksieri profesionist Hemissi, i cili më parë ishte maskuar si një grumbullues mbeturinash për të kryer krimin, u shpall fajtor për vr*asje dhe posedim të një arm*e zjarri në Gjykatën e Kurorës Southwark të premten, 11 shkurt pas një gjyqi dy mujor.