Gjykata e lë në burg/ Dan Hutra: I kam bërë të gjitha me vetëdije të plotë

Gjykata e Tiranës la në burg Dan Hutrën, autorin e masakrës mbi gratë në Tiranë.

I prerë dhe gjakftohtë, Dan Hutra ka folur sërish nga gjykata ku ka pohuar se nuk pendohet për krimet e tij.

“I kam bërë të gjitha me vetëdije të plotë. Kur më dënuan për dhunë në familje, më dënuan pa asnjë provë, ndaj i bëra të gjitha. I pranoj të gjitha dhe nuk jam i penduar.

Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmonte në burg.

Çfarë tha prokurori, i pranoj, i kam bërë të gjitha të menduara dhe nuk jam i penduar. Për të gjitha ngjarjet, kisha motivet e mia..”

Në fund të seancës, ai u shpreh: I kërkoj sistemit të drejtësisë të moa dënoj persona të pafajshëm për të mos u përsëritur maskra të tilla.