Bukuroshe Muharremi, 50 vjeçarja e arrestuar nga policia nën ak*uzën e rrë*mbimit e shfrytëzimit të një 12 vjeçari, u shpreh para gjykatës se i mituri i ka thënë se ishte jetim.
Pavarësisht pretendimeve të 50 vjeçares nga Saranda, gjykata e rrethit vendosi ta lërë në bu*rg gruan që sipas organit të ak*uzës e policisë, e shftytëzonte 12 vjeçarin nga Tirana për të vje*dhur e lypur në rrugët e qytetit bregdetar.
Në dëshminë e saj para trupës gjykuese, gruaja ka hedhur poshtë aku*zat e rrë*mbimit e shfrytëzimit, duke thënë se djali ka ardhur me dëshirën e tij drejt Sarandës.
“I mituri është njohur me nipin tim në të njëjtën moshë, në rrethinat e sheshit Skënderbej, aty kanë lëvizur nga sheshi tek Liqeni Artificial. Kanë qëndruar dhe luajtur bashkë aty. Natën e kanë kaluar në lulishte pranë sheshit Skënderbej. Fëmija u prezantua, që nuk ka prindër dhe rri në rrugë. Ngaqë u miqësua me nipin tim nuk donte, të largohej nga ne.
Unë kisha blerë mallra, për t’i shitur në Sarandë dhe po bëhesha gati të ikja. I mituri nuk ndahej nga nipi dhe mua, dhe erdhi me ne. Në Sarandë, rrimë tek lulishtja në Parkun Miqësia, aty kalojmë natën.
Gjatë ditës lëvizte në qytet me nipin ose vetëm dhe kthehej prapë në park. Nuk e vlerësova se duhet të njoftoja policinë. Këto shpjegime i kam dhënë edhe në polici , nuk e kam marrë me qëllim të keq apo për ta shfrytëzuar. Fëmija kishte sjellje të natyrës, që rrinte nëpër rrugë i vetmuar”, ka deklaruar ajo.
Por ndryshe ka deklaruar babai i të miturit, i cili në një intervistë për median tregoi se të birin e kishin rrëmbyer dy burra. Pas qëndrimit për një ditë në Tiranë, dhe trysnisë për të vj*edhur, burrat e kishin dërguar të birin në duart e një gruaje në Sarandë. Sipas babait të të miturit, 50 vjeçarja e kishte nxjerrë në rrugë për të kërkuar lëmoshë të birin.