Gjykata bullgare dënon me 10 vite burg shtetasin maqedonas

Gjykata e Çustendillit në Bullgari ka dënuar me 10 vite burg dhe gjobë me para prej 100 mijë levave (50.000 euro), pasi i njëjti akuzohet se ka transportuar një sasi të madhe të marijuhanës përmes kufirit Bullgari-Maqedonia e Veriut, përcjell Alsat. Sipas gjykatës bullgare, personi në fjalë me datë 28.03.2021 në rrethinën e vendkalimit kufitar “Gjushevo” me makinë ka transportuar marijuhanë të vendosur në 17 paketime, me sasi prej 4.260 kg, në vlerë prej 17.040 levave.