Gjykata Administrative refuzoi 40 aktpadi të parashtruara nga koalicioni AA

Gjykata Administrative refuzoi 40 aktpadi nga gjithsej 75 aktpaditë e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës dhe i vërtetoi vendimet e KSHZ-së.

Nga gjykata poashtu njoftojnë se është refuzuar një aktpadi e Integrës ndërsa në të njëjtën kohë në Gjykatën Administrative është parashtruar aktpadi nga Unioni Social-demokrat.

Gjatë ditës së sotme në Gjykatën Administrative u parashtruar edhe 101 aktpadi nga partia E majta. Afati për parashtrimin e aktpadive në Gjykatën Administrative është 24 orë pasi partitë politike t’i marrin vendimet nga KSHZ.