Gjykata Administrative ka refuzuar të gjitha paditë e partive për procesin zgjedhor

Gjykata Administrative hodhi poshtë të gjitha 185 paditë nga partitë politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe la në fuqi vendimet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor pasi sot shqyrtoi dhe vendosi për katër paditë e fundit.

Vendimet janë negative. Të katër proceset gjyqësore që u shqyrtuan sot dy të OBRM-PDUKM-së një të Demokratëve dhe një të “Maqedonisë së Vetme” u refuzuan dhe vendimet e KSHZ u konfirmuan tha sot Ivana Smugreska nga Gjykata Administrative. Aktgjykimet e miratuara nga Gjykata Administrative janë të formës së prerë domethënë siç sqarohet nga Smugreska nuk ka të drejtë ankese kundër tyre.

“Pasi të jenë përgatitur aktgjykimet verifikohen dhe i paraqiten menjëherë KSHZ-së dhe paditësve domethënë palëve. Afatet janë duke rrjedhur që nga tani jo nga e hëna” tha Smugreska. Ajo sqaroi se këshilli gjyqësor ka marrë padi që ishin të pabaza gjegjësisht është gjykuar në bazë të Kodit Zgjedhor dispozitave të Kodit Zgjedhor në mënyrë që në paditë nuk mund të propozohen prova të reja.