Gjykata Administrative ja kthen kompetencat Komunës së Tetovës për shkollën e mesme “Kiril Pejçinoviq”

Udhëheqësi i Sektorit për Arsim për Komunën e Tetovës, Validin Ademi, mbajti konferencë për media në të cilën tha se dje kanë marrë aktgjykimin e Gjykatës Administrative me të cilën anulohet vendimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila i hoqi kompetencën Kryetarit të Komunës së Tetovës sa i përket punës së përgjithshme të shkollës së mesme komunale Gjimnazi “Kiril Peijçinovik” në Tetovës.